Monday, 21 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaPas katër ditësh kërkimi gjendet e gjallë gruaja e zhdukur nga Kaçaniku

Pas katër ditësh kërkimi gjendet e gjallë gruaja e zhdukur nga Kaçaniku

Pas katër ditësh kërkimi, është gjetur e gjallë gruaja e raportuar e zhdukur nga fshati Runjevë i Kaçanikut.

Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim (SHKKSH), e cila njoftoi se Hamide Burrniku u gjet falë bashkëpunimit ndërinstitucional dhe angazhimit të ekipeve të kërkim-shpëtimit.

“Gjendet personi i humbur. Falë bashkëpunimit ndërinstitucional dhe angazhimit të ekipit të SHKKSH-së, pas katër ditësh kërkimi gjendet Hamide Burrniku nga Runjeva e Kaçanikut”, thuhet në njoftimin e SHKKSH-së.

Familja e saj e kishte raportuar të zhdukur katër ditë më parë, dhe që atëherë ekipet e kërkim-shpëtimit, në bashkëpunim me institucionet, zhvilluan kërkime në zonë.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment