Wednesday, 23 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaAbdixhiku takon ambasadorin britanik, flasin për zhvillimet politike dhe konstituimin e institucioneve

Abdixhiku takon ambasadorin britanik, flasin për zhvillimet politike dhe konstituimin e institucioneve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në selinë qendrore të LDK-së ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Sipas njoftimit të LDK-së, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe për procesin e konstituimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Abdixhiku ka thënë se e ka njoftuar ambasadorin britanik me qëndrimet e LDK-së lidhur me zhvillimet e fundit politike, duke theksuar përkushtimin e partisë së tij ndaj mbrojtjes së interesit të Republikës dhe funksionalitetit të institucioneve demokratike.

Kreu i LDK-së ka shprehur gjithashtu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës.

Ai ka vlerësuar si të rëndësishëm partneritetin ndërmjet dy vendeve dhe bashkëpunimin e ngushtë në funksion të demokracisë, sundimit të ligjit dhe stabilitetit të Kosovës./Telegrafi/.

Lini një koment