Ademi pret zyrtarin e lartë të FIFA-s
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur sot në takim Bhaveshan Moorghen, Menaxher i Lartë për Strategjinë e Teknologjisë në Futboll, në Departamentin e Inovacionit të FIFA-s – Zyra Ekzekutive, siç njofton Futbolli.info.
Moorghen po qëndron në Kosovë për të parë nga afër funksionimin dhe zhvillimin e sistemit VAR në futbollin kosovar. Ai është përgjegjës nga ana e FIFA-s për mbështetjen dhe koordinimin e projektit VAR në Kosovë.
Sipas Ademit, i cituar nga burimi, nga rrjetet sociale, Moorghen u njoh nga afër me punën, organizimin dhe profesionalizmin e ekipit të VAR-it. Vlerësimi i tij ishte i lartë dhe përshtypjet jashtëzakonisht pozitive për punën, përkushtimin dhe standardet e ndërtuara.
Ademi e cilësoi këtë vlerësim si motivim shtesë për të vazhduar avancimin e teknologjisë dhe ngritjen e standardeve të referimit në futbollin e Kosovës.