E diel, 22 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Aksident fatal në Itali, humb jetën 31-vjeçarja shqiptare, tre fëmijë të plagosur

Aksident fatal në Itali, humb jetën 31-vjeçarja shqiptare, tre fëmijë të plagosur

Një 31-vjeçare shqiptare, Emanuela Shahini, ka humbur jetën në një aksident tragjik rrugor në Prata di Pordenone të Italisë, mesditën e 22 nëntorit.

Automjeti tip “Ford Fiesta”, me të cilin udhëtonte së bashku me dy fëmijët e saj dhe një mik të tyre, ka dalë nga rruga në një kthesë dhe është përplasur me një mur.

Pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve mjekësore, 31-vjeçarja nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Tre të miturit, të moshave 6, 4 dhe 10 vjeç, kanë mbetur të plagosur, ndërsa vajza 4-vjeçare është transportuar me helikopter drejt spitalit të Udines në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit, ekipet mjekësore dhe karabinierët, të cilët po hetojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit fatal. Lajmi për vdekjen e 31-vjeçares ka tronditur komunitetin e Prata di Pordenone.

Lini një koment