Wednesday, 23 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaAktivizimi i semaforëve bllokon rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, kolona të gjata automjetesh

Aktivizimi i semaforëve bllokon rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, kolona të gjata automjetesh

Aktivizimi i semaforëve në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë ka shkaktuar kolona të gjata të automjeteve këtë të mërkurë.

Në bazë të pamjeve të siguruara nga KosovaPress, shihen radhë të gjata të veturave përgjatë kësaj rruge, si pasojë e ngarkesës së krijuar pas aktivizimit të semaforëve.

Trafiku është rënduar në disa segmente të rrugës, ndërsa qytetarët janë përballur me vonesa në qarkullim.

Aktivizimi i sinjalistikës së re është pjesë e rregullimit të qarkullimit në këtë arterie të ngarkuar të kryeqytetit.

Burimi: KosovaPress

Lini një koment