E diel, 22 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Ali Ahmeti pas takimit me Ramën: I kërkova kujdes të shtuar të Shqipërisë për zhvillimet politike në rajon

Ali Ahmeti pas takimit me Ramën: I kërkova kujdes të shtuar të Shqipërisë për zhvillimet politike në rajon

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka reaguar pas takimit me kryeministrin Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut.

Në një prononcim për mediat pas takimit, Ahmeti ka thënë se takimi ishte i shkurtër por përmbajtësor.

Ai tha se ka kërkuar nga kryeministri i Shqipërisë më shumë kujdes të shtuar lidhur me Marrëveshjen e Ohrit, por edhe për zhvillimet politike në rajon.

“Pata një takim me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, një takim i shkurtër por tepër përmbajtësor. Kërkova një kujdes më të shtuar të Shqipërisë sa i takon Marrëveshjes së Ohrit, kërkova një kujdes më të shtuar nga kryeministri i Shqipërisë mbi zhvillimet politike në rajon. Shpreha gatishmërinë time, të BDI, për komunikim dhe bashkëpunim të hapur, që të tëra proceset i shpiem përpara.

Citova vetë zotin Rama sa i takon kufirit Shqipëri-Maqedoni, ky është një hap i vogël që duhet t’i prijë hapit të madh që kufij mes Shqipërisë dhe Maqedonisë të mos ekzistojë, por ashtu siç i ka hequr Europa, ti heqin edhe vendet e Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Ahmeti.

Lini një koment