Ambasada Gjermane uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë: Në krah të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE
Ambasada Gjermane uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë: Qëndrojmë në krah të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE
Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka përcjellë urimin e saj për qytetarët shqiptarë me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë.
Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, ambasada ka rikonfirmuar mbështetjen e vendit të saj për procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
“Ambasada Gjermane i uron të gjithë shqiptarët me rastin e Festës së Pavarësisë! Ne qëndrojmë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, thuhet në mesazhin e publikuar.
Ky urim vjen në kuadër të mesazheve të partnerëve ndërkombëtarë për përvjetorin e 114-të të Pavarësisë, duke nënvizuar mbështetjen e vazhdueshme të Berlinit zyrtar për reformat dhe perspektivën europiane të vendit.