Sunday, 12 July 2026
54°F Detroit
BallinaKampionati boterorArgjentina kualifikohet me vuajtje në gjysmëfinale, Zvicra largohet me kokën lart

Argjentina kualifikohet me vuajtje në gjysmëfinale, Zvicra largohet me kokën lart

Argjentina është kualifikuar në gjysmëfinalen e Botërorit me shumë vuajtje. Kampionët në fuqi triumfuan 3-1 ndaj Zvicrës, pas shtesave.

Koha e rregullt nuk prodhoi fitues, pasi u mbyll në barazim 1-1. Argjentina e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke gjetur avantazhin që në minutën e 10-të me Mac Allister, i cili shënoi me kokë pas një krosimi nga Messi.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa nuk prodhoi raste të tjera të rrezikshme. E dyta nisi me Zvicrën me kërkuese.

Dominimi i helvetëve u shpërblye në minutën e 67-të, kur Ndoye shënoi golin e barazimit. Megjithatë festa zgjati shumë pak, pasi 5 minuta më vonë, Embolo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, për simulim në mesfushë.

Edhe pse me një lojtar më pak, Zvicra ia doli të rezistojë, duke e dërguar ndeshjen te shtesat, aty ku pësoi dy gola.

Julian Alvarez riktheu avantazhin në minutën e 113-të, me një supergol nga jashtë zone. Ndeshjen e vulosi Lautaro Martinez në minutën e 121-të, pas një kundërsulmi.

Në gjysmëfinale, Argjentina do të përballet me Anglinë, që më herët kaloi Norvegjinë.

Lini një koment