E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaAtentat misterioz në Sarandë, ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni – Tv Klan

Atentat misterioz në Sarandë, ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni – Tv Klan

Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme, 7 maj, në fshatin Gjashtë të Sarandës.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktimë ka mbetur një biznesmen, i cili ka marrë një plumb në kokë, në rrethana ende të paqarta.

Mësohet se bëhet fjalë për pronarin e një karburanti, të identifikuar si Rexhep Ismaili, 66 vjeç. Po ashtu, ai ka mbajtur postin e kryetarit të Shoqatës “Çamëria” në qytetin bregdetar.

Në zonë kanë mbërritur menjëherë forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar perimetrin dhe po punojnë për grumbullimin e provave dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.

Pritet njoftimi zyrtar nga ana e Policisë.

Lajmi në përditësim…

/tvklan.al

Lini një koment