E diel, 22 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Abissnet Superiore›Axhenda e Superiores/ FSHF si zakonisht nuk njeh festa, java e 13 nis me derbi dhe mbyllet nga “europianët” ndaj rivalëve

Axhenda e Superiores/ FSHF si zakonisht nuk njeh festa, java e 13 nis me derbi dhe mbyllet nga “europianët” ndaj rivalëve

Nga Panorama Sport

FSHF si zakonisht nuk njeh festa dhe për ato të nëntorit, ka rezervuar sfida të javës së 13-të të Kategorisë Superiore në kalendarin e saj, ku ka ndarë sfidat në tre ditë të ndryshme.

Sipas planit të institucionit të futbollit, ndeshjet nisin të premten më 27 nëntor, me derbin kryeqytetas mes Dinamos dhe Partizanit i cili luhet në orën 18:30.

Të shtunën, më 28 nëntor, janë planifikuar të luhen në orën 13:30 dy ndeshje, Tirana-Skënderbeu dhe Vora Teuta. Ndërkaq, në orën 16:00 është planifikuar të luhet dueli mes Vllaznisë dhe Laçit.

Java mbyllet me ndeshjen e të dielës ku Egnatia kryesuese do të jetë pritëse përballë Elbasanit.

JAVA 13, AXHENDA

E premte, 27.11.2026
Dinamo-Partizani ora 18:30

E shtunë, 28.11.2026
Tirana-Skënderbeu ora 13:30
Vora-Teuta ora 13:30
Vllaznia-Laçi ora 16:00

E diel, 29.11.2026
Egnatia-Elbasani ora 18:30

Lini një koment