Renditja e Superiores/ Frenon kreu dhe ngjishet mesi i tabelës, kthehet Skënderbeu protagonist, si paraqitet situata pas ndeshjeve të javës së 12
Nga Panorama Sport
Ndeshjet e javës së 12 kanë përfunduar sot me barazimin pa gola mes Vorës dhe Tiranës që ka sjellë një ngjeshje të skuadrave të mesit të tabelës, ose më saktësisht atyre që janë shumë pranë zonës së ftohtë dhe asaj që siguron pretendime europiane njëkohësisht.
Situata aktuale sheh që Skënderbeu i vendit të tretë, ka vetëm 4 pikë diferencë nga Vora e vendit të 8, gjë që praktikisht e bën të paparashikueshme situatën e skuadrave në pjesën e ndërmjetme javë pas jave.
Në fund ndërkaq mbeten problematike situata e Laçit dhe Partizanit, që nuk po arrijnë t’u bashkohen grupit të skuadrave që kanë më sipër. Ndërsa në kreun e renditjes, distanca mes Egnatias së vendit të parë dhe Teutës ndjekëse është ngushtuar tanimë në 4 pikë.