Friday, 2 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Analisti Ben Andoni e ka cilësuar vizitën e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Shqipëri si lajm të mirë për procesin e integrimit, ndërsa theksoi se sfida kryesore për vendin nis me zbatimin e ligjeve dhe standardeve evropiane.

Sipas Andonit, Shqipëria ka bërë përparim në përshtatjen e legjislacionit me atë të Bashkimit Evropian, por problem mbetet zbatimi në praktikë.

“Këtu përcaktoi të paktën arritjet, tregoi që ne jemi mirë të paktën me adoptimin, por na la disa detyra shumë të vështira për implementimin. Implementimi i Shqipërisë i ligjeve lë jashtëzakonisht shumë për të dëshiruar, standarde e tjetra. Ato dy kapitujt që mbyllën, ne treguam që adoptimi u bënka, por ato standarde që ne i vuajmë për ditë janë shumë të dhimbshme. Sepse kërkimi shkencor në Shqipëri është në nivele shumë, shumë të ulëta”, u shpreh ai.

Andoni theksoi gjithashtu rëndësinë e përfitimit nga fondet evropiane dhe vlerësoi se Shqipëria ka bërë hapa në këtë drejtim. Andoni e konsideroi pozitive avancimin e Shqipërisë drejt BE-së, por theksoi se rëndësi do të ketë ajo që ndodh pas deklaratave dhe mbylljes së kapitujve.

“Është lajm i mirë për Shqipërinë, problemi është i disa muajve më vonë kur të fillojë implementimi. Ne s’duhet të humbasim kohë”, tha ai.

Lini një koment