Saturday, 4 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaBerisha dhe deputetët e tjerë shpallen të pafajshëm pas padisë për shpifje të avokates Teodoresku

Berisha dhe deputetët e tjerë shpallen të pafajshëm pas padisë për shpifje të avokates Teodoresku

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli të pafajshëm Kreun e PD Sali Berisha, Flamur Nokën, Edi Palokën dhe Luciano Boçin, në lidhje me akuzën për “shpifje”, të kryer botërisht.

Çështja ishte ngritur avokates Valentina Teodoresku, e cila më 26 qershor 2025 kishte depozituar pranë GJKKO-së kërkesën për gjykimin penal ndaj të akuzuarve.

Sipas njoftimit zyrtar, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Flojera Davidhi, me vendimin nr. 41, datë 21 maj 2026, vendosi deklarimin e pafajshëm të të pandehurve për veprën penale të parashikuar nga neni 120, paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Gjykata vendosi gjithashtu që shpenzimet gjyqësore të mbeten siç janë bërë.

Ndërkohë, ndaj këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 ditëve nga njoftimi i vendimit të arsyetuar.

Teodoresku pretendoi si shpifëse deklaratat publike të të kallëzuarve prej saj ku e identifikonin si patronazhiste dhe ish-hetuese të kohës së diktaturës.

Lini një koment