Thursday, 2 July 2026
54°F Detroit
BallinaKampionati boteror“Bild” zbulon prapaskenën e penalltisë së humbur nga Tah: Kishin frikë, askush nuk donte ta gjuante

“Bild” zbulon prapaskenën e penalltisë së humbur nga Tah: Kishin frikë, askush nuk donte ta gjuante

Penalltia e humbur nga Jonathan Tah i kushtoi Gjermanisë eliminimin nga Kupa e Botës në raundin e 16-tave kundër Paraguait. Mbrojtësi i Bayern gjuajti penalltinë vendimtare, edhe pse ishte hera e parë që e gjuante në një ndeshje konkurruese.

Shumë, duke parë ish-lojtarin e Leverkusen që i afrohej zonës së penalltisë, pyetën veten pse u zgjodh për një moment kaq kyç. Një mister që gazeta gjermane “Bild” u përpoq ta zgjidhte duke rindërtuar diskutimin që u zhvillua në mesfushë midis Joshua Kimmich, kapitenit gjerman, dhe pjesës tjetër të ekipit.

Sipas “Bild”, pati vështirësi në gjetjen e një gjuajtësi të penalltisë së gjashtë, pasi 4 prej tyre refuzuan. Tah ishte i pari që përjetoi presionin e madh sepse yjet e tjerë të DFB nuk donin të merrnin përgjegjësinë për të gjuajtur atë penallti.


Lini një koment