Sunday, 16 August 2026
54°F Detroit
BallinaBotaBritania e Madhe investon në kirurgjinë robotike, si do realizohen operacionet robotike

Britania e Madhe investon në kirurgjinë robotike, si do realizohen operacionet robotike

Britania e Madhe po investon në kirurgjinë robotike, duke trajnuar brezin e ri të mjekëve për përdorimin e teknologjisë më të avancuar në sallat e operacionit. Objektivi i qeverisë është që deri në vitin 2035, 9 në 10 ndërhyrje laparoskopike në Angli të kryhen me asistencë robotike.

Teknologjia u mundëson kirurgëve të ruajnë më shumë ind të shëndetshëm dhe të zvogëlojnë rrezikun e komplikacioneve.

Operacionet robotike realizohen përmes prerjeve shumë të vogla, duke reduktuar dhimbjen, plagët dhe kohën e rikuperimit për pacientët. Sistemi përdoret në fusha të ndryshme, si urologjia, gjinekologjia, kirurgjia torakale, abdominale dhe ajo kolorektale.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se teknologjia nuk mjafton pa investime në trajnim. Kolegji Mbretëror i Kirurgëve në Angli kërkon më shumë financime dhe një program të unifikuar për përgatitjen e kirurgëve të rinj, në mënyrë që kirurgjia robotike të bëhet standard në të gjithë sistemin shëndetësor britanik

Lini një koment