Sunday, 6 September 2026
54°F Detroit
BallinaBotaBRUKSEL – BE pranon planin e veprimit të X për të rritur transparencën

BRUKSEL – BE pranon planin e veprimit të X për të rritur transparencën

BRUKSEL, 15 korrik /ATSH-DPA/ – Bashkimi Evropian njoftoi sot se ka pranuar planin e veprimit të rrjetit social X, në pronësi të Elon Musk, për të përmbushur kërkesat e transparencës të parashikuara nga Akti për Shërbimet (DSA).

Komisioni Evropian tha në një deklaratë se plani i miratuar do ta ndihmojë platformën të respektojë detyrimet për transparencën dhe për t’u dhënë studiuesve qasje më të madhe në të dhënat e nevojshme për analizimin e funksionimit të saj.

Sipas Komisionit, masat e reja janë një hap i rëndësishëm për t’u mundësuar studiuesve, organizatave të shoqërisë civile dhe publikut të kenë më shumë informacion mbi mënyrën se si funksionojnë sistemet e X. Kjo do të ndihmojë në monitorimin e rreziqeve sistemike të platformës dhe në vlerësimin e ndikimit të saj tek përdoruesit dhe shoqëria evropiane në përgjithësi.

Vendimi vjen pasi Bashkimi Evropian gjobiti platformën X me 120 milionë euro vitin e kaluar për shkelje të rregullave të transparencës sipas Aktit për Shërbimet Digjitale.

Komisioni Evropian theksoi se zbatimi i planit do të ndiqet nga afër për të siguruar që angazhimet e marra nga X të përmbushen plotësisht dhe në përputhje me legjislacionin evropian. /Ad.Ab./  a.jor.

Lini një koment