“Çmimet janë çmendur”, Braçe denoncon shtrenjtimin e shalqirit: Po dëmtohen fermerët dhe konsumatorët
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka denoncuar rritjen e çmimit të shalqirit në treg, duke akuzuar tregtarët për abuzim në dëm të fermerëve, konsumatorëve dhe sektorit të turizmit.
Në një reagim në rrjetet sociale, Braçe deklaroi se fermerët në zonën e Divjakës e kanë shitur shalqirin me vetëm 6 lekë për kilogram për javë të tëra, ndërsa i njëjti produkt është tregtuar në zonat turistike me rreth 30 lekë për kilogram.
Sipas tij, diferenca e çmimit mes fermerit dhe konsumatorit është e pajustifikuar dhe përbën një barrë si për prodhuesit, ashtu edhe për qytetarët.
“Çmimet janë çmendur, po dëmtoni bujqit dhe konsumatorin”, shkroi Braçe, duke u bërë thirrje tregtarëve të reflektojnë dhe të shmangin rritjet e pajustifikuara të çmimeve.
Deputeti socialist theksoi se praktika të tilla ndikojnë negativisht edhe në turizëm, duke rritur kostot për vizitorët dhe konsumatorët gjatë sezonit veror.
Reagimi i plotë i Braçes ne Facebook
KJO NUK ESHTE TREGETI, ESHTE ZHVATJE!NUK E BEJNE BUJQIT, POR TREGTARET QE PO ZHVASIN BUJQIT DHE PJATAT E TURIZMIT!ESHTE E PADREJTE!Cmimet e perimeve e frutave te stines, te vendit-afermendsh me te lira tani, me te cilat po furnizohet turizmi, JANE CMENDUR!Po ju marr vec SHALQININ;Per 40 dite me rradhe deri sot, SHALQINI ESHTE SHITUR NE #DIVJAKE ME 6 LEKE, VETEM 6 LEKE!Nderkohe e gjithe vija bregdetare eshte furnizuar me SHALQI ME CMIM 30 LEKE PER KILOGRAM;5 HERE ME SHTRENJTE!Pyeta dhe aksidentalisht mora sot nje pergjigje;Per cdo kilogram keta llogarisin 10 LEKE SHPENZIME dhe10 LEKE FITIM; mungojne dhe 4 LEKE NE LLOGARI QE ATA SE THONE POR E FITOJNE PERSERI TREGTARET!Vini re;BUJQIT PER 40 DITE E KANE SHITUR SHALQININ PA FITIM, ME 6 LEKE PER KILOGRAM; ama TREGTARET NGA SHALQINI PA FITIM E ME HUMBJE I BUJKUT KANE FITUAR 10 LEKE PER KILOGRAM!Kjo eshte tmerresisht e padrejte!Ej o cuna, edhe ju punetore jeni e me vjen shume keq, POR A E MENDONI KETE QE BENI?Cmimi sot ka levizur po shkon 12 leke e mund te arrije edhe 15 LEKE PER KILOGRAM; tani eshte vec CERMA, SULZOTAJ DHE IMASHTA QE KA SHALQI; ME SA DO E SHISNI JU PER TURIZMIN, ME 45?Mendojeni nje here te vetme;PO DEMTONI BUJQIT DHE VETEN TUAJ;Turizmin po e po!