Tuesday, 14 July 2026
54°F Detroit
BallinaKampionati boterorDeschamps dy fitore larg trofeut: Dua ta mbyll më stil, jam krenar për këtë ekip

Deschamps dy fitore larg trofeut: Dua ta mbyll më stil, jam krenar për këtë ekip

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, u shpreh para ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Botës ndaj Spanjës se ka nevojë për dy fitore të tjera për të mbyllur epokën e tij me stil. Emocionet e tij pasqyrojnë në mënyrë mbresëlënëse atë që ka më shumë rëndësi për 57-vjeçarin: lidhjen njerëzore dhe unitetin.

Jam krenar që kam këtë ekip,” tha Deschamps përpara gjysmëfinales së sotme, që më tej shtoi: “Të gjithë po luftojnë për ekipin. E dimë që ndaj Spanjës do të jetë e vështirë, por nuk ka asgjë të pamundur. Kjo fitore na hap dyert për në finalen e madhe, dua ta mbyll me stil aventurën këtu”.

Lojtarët që veshin fanellën e kombëtares franceze kanë përgjegjësi ndaj tifozëve dhe njerëzve në shtëpi. Kapiteni Mbappé është një “model” i vërtetë këtu, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Ai mishëron gjithçka që një trajner mund të dëshirojë në këtë turne: një uri për gola, por edhe një mentalitet që skuadra është e para”, tha Deschamps.


Lini një koment