Thursday, 27 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaDetaje të reja nga arrestimi i Ergys Agasit / Ja çfarë u gjet në makinën. FOTO nga operacioni

Detaje të reja nga arrestimi i Ergys Agasit / Ja çfarë u gjet në makinën. FOTO nga operacioni

Pas arrestimit të Ergys Agasit në Durrës, një ditë më parë, kanë dalë detaje të reja mbi operacionin e zhvilluar nga Policia e Durrësit në bashkëpunim me SPAK-un.

RTSH mwson me burime nga hetimi se ndjekja e Agasit dhe ish-policit të shpallur në kërkim Uljan Shpataraku nisi në qytetin e Elbasanit, ku një patrullë policie pikasi automjetin tip “Audi Rs6” me të cilin ata udhëtonin.

Pas sinjalizimit, forcat operacionale u vunë në ndjekje të mjetit, duke organizuar një operacion të gjerë për neutralizimin e tyre.

Ndjekja vijoi nga Elbasani në drejtim të Peqinit, Rrogozhinës dhe më pas Durrësit, deri në zonën e Plepave.

Në këtë pikë, automjeti u rrethua nga forcat operacionale dhe të dy personat u prangosën.

Drejtues i mjetit ishte Shpataraku, ndërsa Agasi udhëtonte si pasagjer.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti rreth 4 mijë euro, ndërsa RTSH ka siguruar foto nga momenti i ndërhyrjes, ku dallohet se makina është rrethuar nga forcat e rendit.

Sipas burimeve, arrestimi i Agasit është rezultat i një hetimi të gjatë, ku strukturat e policisë dhe SPAK-ut kanë monitoruar lëvizjet e tij për muaj me radhë.

Pasi iu komunikua masa e arrestit, biznesmeni u transferua në ambientet e Bllokut të Sigurisë, aty ku do të qëndrojë derisa të dalë para GJKKO-së për vlerësimin e masës.

Lini një koment