Wednesday, 23 September 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaDhunoi fizikisht dhe psikologjikisht një vajzë dhe vëllain e saj të mitur, ndalohet nga AMP polici në Klos

Dhunoi fizikisht dhe psikologjikisht një vajzë dhe vëllain e saj të mitur, ndalohet nga AMP polici në Klos

Është ndaluar këtë të mërkurë nga AMP një punonjës policie në Klos, pasi akuzohet për veprën penale “Dhunë në familje”.

Sipas njoftimit të AMP-së, punonjësi i policisë është ndaluar pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kallëzueses. Gjithashtu, ai dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vëllait të mitur të kallëzueses.

Njoftimi i AMP:

Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) Kukës-Dibër, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, ka kryer ndalimin e punonjësit të Policisë, Inspektor “A.P.”, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme, në Seksionin e Rendit Publik, në Stacionin e Policisë Klos, Komisariati i Policisë Mat, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër.

Ndalimi i tij u krye në kuadër të hetimeve për veprën penale “Dhuna në familje”, të parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Sipas kallëzimit, punonjësi i Policisë dyshohet se, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kallëzueses. Gjithashtu, ai dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vëllait të mitur të kallëzueses.

Pas veprimeve të para hetimore, materialet procedurale i janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për vijimin e hetimeve dhe procedurave të mëtejshme ligjore.

Lini një koment