Didier Deschamps nuk do të udhëheqë Francën në ndeshjen e fundit të grupit pas vdekjes së nënës
Trajneri i kombëtares së Francës, Didier Deschamps, do të mungojë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Kupës së Botës pasi njoftoi vdekjen e nënës së tij. Federata Franceze e Futbollit (FFF) konfirmoi se 57-vjeçari mësoi për ndarjen nga jeta të martën në mëngjes dhe se presidenti i FFF, Philippe Diallo, i ka dhënë leje për t’u rikthyer në Francë për funeralin.
Raporton bbc se Franca, e cila tashmë ka siguruar kualifikimin për raundin e eliminimit pas fitoreve 3-1 ndaj Senegalit dhe 3-0 ndaj Irakut, do të përballet me Norvegjinë të premten në Boston për vendin e parë në Grupin I. Federata bëri me dije se ndihmësi i trajnerit, Guy Stephan, do të marrë drejtimin e skuadrës derisa Deschamps të kthehet.
Si lojtar, Deschamps ishte kapiten kur Franca fitoi Kupën e Botës në 1998 dhe Kampionatin Europian në 2000. Ai mori drejtimin e ekipit kombëtar në 2012, udhëhoqi Francën drejt titullit në Botërorin 2018 dhe më pas në finalen e humbur ndaj Argjentinës në 2022, sipas bbc.