E shtunë, 28 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Dita e Flamurit, Begaj: Ta bëjmë këtë moment historik mundësi për më shumë zhvillim

Dita e Flamurit, Begaj: Ta bëjmë këtë moment historik mundësi për më shumë zhvillim

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përcjellë urimin e tij për 114-vjetorin e Pavarësisë dhe Ditën e Flamurit, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Nga Vlora, qyteti ku u shpall Pavarësia e Shqipërisë, kreu i shtetit u është drejtuar të gjithë shqiptarëve me një mesazh urimi.

Begaj e cilëson këtë përvjetor si një mundësi për të ecur drejt më shumë zhvillimi, përparimi dhe shprese për të ardhmen e vendit.

Lini një koment