E shtunë, 28 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Dita e Pavarësisë, kryeministri Rama uron shqiptarët: Shqipëria më pranë Europës

Dita e Pavarësisë, kryeministri Rama uron shqiptarët: Shqipëria më pranë Europës

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në këtë ditë të shënuar për vendin, kreu i qeverisë ka zgjedhur ta lidhë urimin e tij me aspiratën europiane të Shqipërisë. Rama ka ndarë edhe një fotografi të monumentit të Pavarësisë.

“Dhe me 28 Nëntorin më të afërt me Europën e Bashkuar, ju uroj fundjavë të gëzuar”, shkruan Rama në postimin e tij në Facebook.

Kjo ditë festohet çdo vit në të gjithë vendin dhe në trevat ku jetojnë shqiptarët, në nderim të aktit historik që shënoi krijimin e shtetit të pavarur shqiptar. Në këtë përvjetor, urime për qytetarët kanë përcjellë edhe përfaqësues të institucioneve dhe personalitete të ndryshme.

Ndërkaq, integrimi në Bashkimin Europian mbetet një prej objektivave kryesore të Shqipërisë.

Lini një koment