Donjeta Sadiku siguron medalje në Evropian, në gjysmëfinale e pret boksieren serbe
Donjeta Sadiku ka siguruar medalje në Kampionatin Evropian të boksit, duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 60 kilogramë.
Në çerekfinale, boksierja kosovare e mposhti bindshëm holandezen Maud van der Toorn me rezultat 5:0, duke e dominuar ndeshjen nga fillimi deri në fund dhe duke mos i lënë asnjë shans kundërshtares.
Në gjysmëfinale, Sadiku do të përballet me serben Kristina Kuluhova, e cila garon për Serbinë. Kjo përballje sjell një tjetër duel mes dy boksiereve, pasi Sadiku e kishte mposhtur Kuluhovën në finalen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, duke fituar medaljen e artë.
Me kalimin në gjysmëfinale, Sadiku tashmë e ka të sigurt një medalje nga Evropiani, duke vazhduar serinë e sukseseve të saj në arenën ndërkombëtare dhe duke e mbajtur lart flamurin e Kosovës.
Burimi: KosovaPress