Dy të tërmete të fortë godasin Perunë, sa ishte magnituda
Dy tërmete, të dy me magnitudë 5.6 të shkallës Rihter, goditën sot Perunë, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Tërmetet goditën pjesën qendrore të vendit, dhe epiqendra ishte në një thellësi prej 154 kilometrash.
Deri më tani, nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.
Sipas rrëfimeve të dëshmitarëve okularë të publikuara në faqen e internetit të EMSC, tërmeti u ndje intensivisht dhe ndërtesat po dridheshin.