Dyshime për pjesëmarrjen e Johan Manzambit në çerekfinalen Zvicër–Argjentinë
Dy ditë para përballjes së Zvicrës me Argjentinën në çerekfinalet e Kupës së Botës, mbetet e paqartë nëse Johan Manzambi do të jetë në dispozicion të trajnerit Murat Yakin. Mesfushori i SC Freiburg u largua nga fusha për shkak të një dëmtimi në gju dhe nuk ka rifilluar ende stërvitjen me ekipin.
Raporton sports.yahoo se mediat zvicerane kanë shprehur dyshime të mëdha rreth gatishmërisë së 20-vjeçarit për ndeshjen, ndërsa Federata Zvicerane e Futbollit ka refuzuar të japë informacione shtesë, një qasje që mendohet të jetë edhe taktike për të mos i zbuluar planet Argjentinës.
Dëmtimi u pësoi të hënën dhe, duke qenë se lëndimet e këtij lloji zakonisht kërkojnë një deri dy javë rikuperim, përgatitjet për ndeshjen e së dielës janë të ngushta. Megjithatë, brenda kampit zviceran ende mbetet shpresë që 20-vjeçari të rikuperohet mjaftueshëm për të marrë pjesë, në varësi të reaksionit të tij ndaj trajtimeve dhe provave të fundit në stërvitje.
Për momentin situata mbetet e paqartë dhe vendimi final pritet të merret në ditët në vijim, sipas sports.yahoo.