Abdixhiku takohet me ambasadorin britanik: LDK e përkushtuar ndaj Republikës dhe institucioneve
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, u takua sot në Selinë Qendrore të partisë me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Sipas njoftimit të LDK-së, palët diskutuan zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë procesin e konstituimit të institucioneve të reja.
Abdixhiku theksoi se partia e tij mbetet e përkushtuar ndaj, siç u shpreh ai, “mbrojtjes së interesit të Republikës dhe funksionalitetit të institucioneve demokratike”.
Në takim u diskutuan gjithashtu raportet dypalëshe Kosovë–Mbretëri e Bashkuar. Kryetari i LDK-së shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme britanike dhe theksoi rëndësinë e një partneriteti të fuqishëm në funksion të demokracisë, sundimit të ligjit dhe stabilitetit në vend.
Burimi: Klan Kosova