Festa e Fjetjes së Hyjlindëses Mari, Rama uron besimtarët katolikë dhe ortodoksë: Një festë të bekuar!
Kryeministri Edi Rama ka përcjellë këtë të shtunë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët katolikë dhe ortodoksë me rastin e Festës së Fjetjes së Shën Mërisë.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, kreu i qeverisë e ka cilësuar këtë festë si një ditë të shenjtë dhe plot dritë për komunitetin e besimtarëve.
“Dita e shenjtë e Festës së Fjetjes së Shën Mërisë. Për të gjithë besimtarët katolikë dhe ortodoksë, një festë të bekuar!”, shkruan Rama në mesazhin e tij.
Së bashku me fjalët e urimit, Kryeministri ka publikuar edhe një ikonë tradicionale fetare që paraqet skenën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari, rrethuar nga apostujt dhe Krishti, duke simbolizuar rëndësinë shpirtërore dhe traditën e kësaj dite të shënuar.