Fier, i mituri plagos me thikë në bark punonjësin e fast food-it dhe largohet nga vendngjarja
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit, ku një 15-vjeçar dyshohet se ka goditur me thikë në bark një punonjës të një fast food-i, siç njofton Shqiptarja.com.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Pas plagosjes, autori i mitur është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
I plagosuri, 30 vjeç, është dërguar në spital dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor; ende nuk bëhet e ditur gjendja e tij shëndetësore.
Policia ka nisur kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e 15-vjeçarit, si dhe punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.