E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›FIFA hap një hetim për sherrin pas finales, Parades rrezikon dënim shembullor

FIFA hap një hetim për sherrin pas finales, Parades rrezikon dënim shembullor

Infantino kërkon qartësi për atë çfarë ndodhi pas fitores së Spanjës në finale. Një prokuror i disiplinës dhe etikës është ngarkuar për këtë çështje.

Tensioni pas vërshëllimës së trefishtë të finales së Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës nuk ka kaluar pa u vënë re nga FIFA. Sjellja e dhunshme e disa lojtarëve argjentinas është shoqëruar me kritika të forta. Në shënjestër është mbi të gjithë, Leandro Paredes. FIFA ka hapur një hetim për të gjetur përgjegjësit.

Një prokuror i disiplinës dhe etikës është ngarkuar të hetojë shkeljet e bëra në këtë rast. “Detajet do të komunikohen nga komisioni disiplinor i FIFA-s sapo të kompletohet relacioni i prokurorit”, – shkruhet në njoftimin e FIFA-s.

Çfarë ndodhi? I ndëshkuar me karton të verdhë gjatë ndeshjes, Paredes mori karton të kuq pas sulmit fizik ndaj Gavit gjatë festës së spanjollëve. Nën hetim edhe Nahuel Molina, pasi i dha një goditje Rodrit, teksa ky i fundit po vraponte drejt shokëve të skuadrës.

Në sherr u përfshinë edhe lojtarë të tjerë të dy skuadrave. Po ashtu, edhe ndonjë pjesëtar i stafit të trajnerit Scaloni. Roberto Ayala duket se ka goditur me grusht Dani Olmon.

Lini një koment