Thursday, 9 July 2026
54°F Detroit
BallinaKampionati boterorFIFA me standard të dyfishtë? Anglia merr goditje të fortë para sfidës me Norvegjinë

FIFA me standard të dyfishtë? Anglia merr goditje të fortë para sfidës me Norvegjinë

Kombëtarja e Anglisë ka marrë një goditje të rëndësishme përpara fazës vendimtare të Kupës së Botës, pasi mbrojtësi Jarell Quansah është pezulluar me dy ndeshje nga FIFA pas kartonit të kuq të marrë në sfidën ndaj Meksikës.

Futbollisti u ndëshkua me karton të kuq gjatë fitores 3-2 të Anglisë në stadiumin Azteca, pasi një rishikim me VAR e cilësoi të rrezikshme ndërhyrjen e tij ndaj mbrojtësit meksikan Jesus Gallardo.

Si pasojë, Quansah do të mungojë në çerekfinalen ndaj Norvegjisë, si edhe në një gjysmëfinale të mundshme nëse Anglia arrin të kualifikohet.

Mungesa e tij e thellon edhe më shumë krizën në repartin defensiv të skuadrës së drejtuar nga Thomas Tuchel. Anglia kishte humbur më herët Tino Livramento për shkak dëmtimi para nisjes së turneut, ndërsa Reece James u dëmtua pasi kishte nisur kompeticioni.

Quansah, i cili aktivizohet zakonisht si qendërmbrojtës te Bayer Leverkusen, ishte përshtatur në krahun e djathtë të mbrojtjes në ndeshjen ndaj Meksikës, përpara se të ndëshkohej me karton të kuq.

Lini një koment