E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›FOKUS – Irani pezullon marrëveshjen me SHBA-në

FOKUS – Irani pezullon marrëveshjen me SHBA-në

TEHERAN, 18 korrik /ATSH- DPA/ – Irani ka njoftuar se marrëveshja kuadër e arritur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është më në fuqi, duke akuzuar Uashingtonin se ka shkelur detyrimet e marra në kuadër të Deklaratës së Islamabadit.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Fars, zëvendësministri i Jashtëm, Kazem Gharibabadi, deklaroi se Teherani ka pezulluar zbatimin e marrëveshjes.

“Ne jemi të angazhuar për mbrojtjen e vendit. Fatkeqësisht, amerikanët i kanë shkelur detyrimet e tyre përmes veprimeve agresive, ndaj Irani nuk e konsideron më veten të detyruar nga kjo marrëveshje”, tha ai gjatë një interviste televizive.

Marrëveshja kuadër ishte arritur në mesin e muajit qershor dhe synonte të krijonte bazën për një fund të qëndrueshëm të konfliktit mes dy vendeve.

Ajo parashikonte negociimin e një marrëveshjeje përfundimtare brenda 60 ditëve, si dhe përfshinte kërkesën për hapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Ndërkohë, armëpushimi që ishte në fuqi që nga fillimi i prillit nuk arriti të ruante qetësinë për shumë kohë. Në fillim të korrikut, përplasjet mes palëve u përshkallëzuan sërish, duke vënë në pikëpyetje përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e krizës./  /Ad.Ab./ a.jor.

Lini një koment