FOKUS – Rusi dhe Ukraina sulmojnë objektet energjetike në prag të bisedimeve në Abu Dhabi
MOSKË , 9 nëntor /ATSH – DPA/ – Rusia dhe Ukraina kanë or /ATSH – DPA/ – shkëmbyer sërish sulme të rënda, duke goditur objektet energjetike, ndërsa përfaqësuesit e të dy vendeve po përgatiten për një raund të ri bisedimesh të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, me synimin për t’i dhënë fund luftës.
Sulmet ruse përfshinë edhe infrastrukturën energjetike në rajonin e Odesës, ku humbën jetën tre persona, njoftuan zyrtarët të hënën.
Kompania shtetërore ukrainase e energjisë, Ukrenergo, raportoi ndërprerje të energjisë elektrike në disa rajone, të cilat në disa raste zgjatën deri në 16 orë në ditë.
Forcat ukrainase të mbrojtjes ajrore deklaruan se kishin rrëzuar 276 nga gjithsej 317 dronë rusë.
Ndërkohë, Ukraina ndërmori sulme me dronë në rajonin e Leningradit, pranë Shën Petersburgut, duke shkaktuar zjarr në një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Rusi.
Guvernatori i rajonit, Alexander Drozdenko, bëri të ditur se vetëm mbi rajonin e Leningradit ishin rrëzuar 113 dronë.
Ai njoftoi gjithashtu se një grua humbi jetën pasi një ndërtesë banimi u godit gjatë sulmeve.
Informacionet e publikuara nga palët ndërluftuese nuk mund të verifikohen zakonisht në mënyrë të pavarur.
Rusia dhe Ukraina pritet të rifillojnë negociatat të martën dhe të mërkurën në Abu Dhabi, nën ndërmjetësimin e SHBA-së. Ky do të jetë raundi i parë i bisedimeve që nga muaji shkurt.
Përfaqësuesit pritet të diskutojnë hapat e mundshëm drejt përfundimit të luftës.
Moska ka refuzuar më herët një propozim të Kievit për vendosjen e një armëpushimi që do të ndalonte sulmet ndaj infrastrukturës energjitike.