E premte, 27 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Fundoset një anije në brigjet e Kubës, vritet një egjiptian, 2 të zhdukur dhe 10 të plagosur

Fundoset një anije në brigjet e Kubës, vritet një egjiptian, 2 të zhdukur dhe 10 të plagosur

Një shtetas egjiptian u vra, dy të tjerë rezultojnë të zhdukur dhe 10 të tjerë u plagosën pasi një anije mallrash me flamur të Panamasë u fundos në brigjet e Kubës, tha të premten Ministria e Jashtme e Egjiptit.

Ministria tha se po e monitoronte situatën nëpërmjet Ambasadës Egjiptiane në Havana.

Anija u mbyt herët të enjten me 13 shtetas egjiptianë dhe njerëz të kombësive të tjera në bord, sipas deklaratës së ministrisë.

Ambasada tha se kishte kontaktuar autoritetet kubaneze për të monitoruar përpjekjet e shpëtimit dhe për të kontrolluar gjendjen e egjiptianëve në bordin e anijes.

Nëntë nga 10 egjiptianët e plagosur ishin në gjendje të qëndrueshme, tha ministria.

Një delegacion i ambasadës vizitoi spitalin për të kontrolluar të plagosurit dhe për të folur me ekipin mjekësor që po i trajton ata, shtoi ministria.

Ministri i Jashtëm egjiptian, Badr Abdelatty, i urdhëroi ambasadës dhe departamentit të çështjeve konsullore të ministrisë që të vazhdojnë monitorimin e situatës dhe të koordinohen me autoritetet kubane 24 orë në ditë për të përshpejtuar kthimin e trupit të egjiptianit të ndjerë.

Ai gjithashtu u dha udhëzime zyrtarëve që të ofrojnë gjithë mbështetjen dhe kujdesin e nevojshëm për shtetasit egjiptianë dhe familjet e tyre dhe të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të siguruar sigurinë e tyre dhe për t’i ndihmuar ata të kthehen në shtëpi.

Lini një koment