Saturday, 2 May 2026
54°F Detroit
BallinaPolitikaFundraiser “The Final Push”për kandidatin Robert Lulgjuraj në Shelby Township

Fundraiser “The Final Push”për kandidatin Robert Lulgjuraj në Shelby Township

Eventi “The Final Push” synon të mobilizojë mbështetjen financiare në fazën vendimtare të garës për Kongres

Në një moment kyç të fushatës elektorale, kandidati republikan qe do tu drejtohet primareve per te qene kndidati zyrtare i Partise republikan për Kongres, Robert Lulgjuraj, organizon një aktivitet të rëndësishëm fundraising me titullin “The Final Push”, që do të mbahet më 4 maj në Shelby Township, Michigan. Eventi pritet të shërbejë si një shtysë e fundit për sigurimin e mbështetjes financiare dhe politike përpara etapave përfundimtare të garës.

Aktiviteti do të zhvillohet në ambientet e Palazzo Grande, në adresën 54660 Van Dyke Ave, duke filluar nga ora 6:30 pasdite. Organizatorët kanë parashikuar një mbrëmje me ushqime të zgjedhura dhe bar të hapur premium, duke krijuar një atmosferë formale, por njëkohësisht sociale për pjesëmarrësit dhe donatorët.

Çmimi i biletës është 50 dollarë për person, ndërsa janë përcaktuar edhe nivele të ndryshme sponsorizimi për ata që dëshirojnë të kontribuojnë më gjerësisht në fushatë. Paketat përfshijnë “Victory Sponsor” me 5,000 dollarë, “Freedom Sponsor” me 2,500 dollarë, “Patriot Sponsor” me 1,000 dollarë dhe “Liberty Sponsor” me 500 dollarë. Sipas rregullave federale, donacionet maksimale arrijnë deri në 7,000 dollarë për individ dhe 14,000 dollarë për çift.

Ky event konsiderohet një nga aktivitetet më të rëndësishme të fushatës së Lulgjuraj, i cili po kërkon të forcojë mbështetjen në komunitet dhe të sigurojë burimet e nevojshme për fazën finale të garës. Organizatorët theksojnë se pjesëmarrja dhe kontributi i komunitetit janë vendimtare për suksesin e kësaj nisme politike.

Me afrimin e zgjedhjeve, aktivitete të tilla marrin një rëndësi të veçantë, duke shërbyer jo vetëm si burim financimi, por edhe si platformë për të forcuar lidhjet me votuesit dhe mbështetësit lokalë.

Screenshot

Lini një koment