Wednesday, 9 September 2026
54°F Detroit
BallinaKampionati boterorGafa te goli i Realit, portieri i Interi merr përgjegjësinë: Nuk ka udhëtim pa pengesa

Gafa te goli i Realit, portieri i Interi merr përgjegjësinë: Nuk ka udhëtim pa pengesa

Josep Martinez ishte i pafat ndaj Real Madrid, në humbjen 2-1 të Interit, në raundin e parë të Champions League.

Portieri bëri gafë në zonë, e cila solli golin e dytë të shënuar Federico Valverde. Këtë të mërkurë, Martinez ka marrë përgjegjësinë për gabimin, ndërsa theksoi se nuk ka udhëtim pa pengesa.

“Marr përgjegjësinë për gabimin tim te goli i dytë. Nuk mund të pranojmë dy gola të tillë kur përballesh me një ekip si Real Madridi që nuk të fal për gabimet.

Nuk ka udhëtim pa pengesa dhe gabime, si në futboll ashtu edhe në jetë. Të japësh forcë në një moment të vështirë si dje ndërton personalitetin e fortë që të nevojitet për të mbrojtur këto ngjyra.

Jemi të gjithë të zhgënjyer sepse besoj se ekipi bëri një paraqitje të shkëlqyer dje dhe meritoi t’i sillte diçka pozitive Milanos. Ne mësojmë, rritemi, përpiqemi të përmirësohemi dhe presim përpara. Por gjithmonë së bashku dhe të bashkuar. Forza Inter”, shkruan portieri.

Lini një koment