Friday, 25 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Gjendet i vdekur në vendin e punës një 65-vjeçar në Mitrovicë, vdekja dyshohet e natyrshme

Gjendet i vdekur në vendin e punës një 65-vjeçar në Mitrovicë, vdekja dyshohet e natyrshme

Një 65-vjeçar është gjetur i vdekur në vendin e tij të punës në Mitrovicë. Rasti është raportuar nga gazetari korrespodent i Klan Kosova, Urall Boshnjaku, në emisionin “Ora Shtatë”.

Sipas Boshnjakut, i ndjeri po ruante një stallë bagëtish; në njërën nga dhomat e punëtorisë ai u gjet i vdekur nga një person, i cili lajmëroi menjëherë policinë.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet kompetente, të cilat kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Sipas gazetarit, vdekja dyshohet se ka qenë e natyrshme.

Burimi: Klan Kosova

Foto ilustruese: Mitrovica (Wikimedia Commons, CC BY-SA 2.0 / Clay Gilliland)

Lini një koment