GJERMANI – RIAS: 564 incidente antisemite me lidhje islamike
Shpërndaje:
Të dhënat janë mbledhur nga RIAS (Shoqata Federale e Departamenteve për Kërkim dhe Informacion mbi Antisemitizmin).
Në total, organizata dokumentoi më shumë se 31 200 incidente antisemite në Gjermani gjatë këtyre shtatë viteve.
Incidentet me sfond islamik përbënin rreth 1,8% të totalit.
RIAS e përshkroi këtë si një përqindje relativisht të ulët.
Për krahasim, 17,4% e incidenteve iu atribuuan aktivizmit anti Izrael, ndërsa 11,7% ekstremizmit të djathtë.
Në rreth 55% të rasteve, RIAS tha se nuk ishte e mundur të përcaktohej qartë motivi ose sfondi i incidentit.
Megjithatë, raporti vëren një ndryshim të rëndësishëm për nga ashpërsia e incidenteve.
Rastet e klasifikuara me sfond islamik kishin më shumë gjasa të përfshinin kërcënime, sulme fizike ose dhunë ekstreme.
Në këtë kategori, këto forma më të rënda përbënin 15,1% të incidenteve, krahasuar me 6,1% të të gjitha incidenteve antisemite të regjistruara nga RIAS.
Nga 564 incidentet me sfond islamik, 15,1% përfshinin kërcënime, sulme ose dhunë ekstreme.
Në totalin prej mbi 31,200 incidenteve antisemite, vetëm 6,1% përfshinin këto forma më të rënda. /Ad.Ab./ a.jor.
Bota
Evropa rrezikon të bjerë në një “kurth të plotë” nëse përqendrohet në inteligjencën artificiale industriale, duke ia lënë modelet e përparuara SHBA-së…
Bota
BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar kanë përfunduar marrëveshjen e tyre për të hequr kontrollet e Brexit-it mbi importet dhe eksportet e ushqimit…
Bota
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova këtë të martë ka deklaruar se shpresat e vendit të saj për anëtarësim në BE…