Monday, 29 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaGjykata vendos, lihet në burg autori i vrasjes së vëllait të tij në Kavajë

Gjykata vendos, lihet në burg autori i vrasjes së vëllait të tij në Kavajë

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka lënë në burg autorin e dyshuar të vrasjes së ndodhur më 25 qershor 2026 në Kavajë, ku pas një konflikti mes dy vëllezërve, njëri prej tyre humbi jetën pasi u godit me thikë.

Në vendim thuhet se gjykata ka vlerësuar të ligjshëm arrestin në flagrancë të shtetasit me inicialet M.Rr. dhe ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”.

Sipas vendimit, M.Rr. dyshohet për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ndërkohë, palët kanë të drejtë ta ankimojnë vendimin në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm brenda afatit ligjor prej pesë ditësh.

Lini një koment