Thursday, 20 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaGjyqi “Partizani”, ish-ministri Oketa paraqitet në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar (VIDEO)

Gjyqi “Partizani”, ish-ministri Oketa paraqitet në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar (VIDEO)

Seanca e radhës për dosjen “Partizani” do të zhvillohet këtë të hënë ndërsa SPAK ka thirrur si dëshmitar, ish-ministrin e Mbrojtjes dhe ish-zv.kryeministrin Gazmend Oketa.

Pak para nisjes së seancësh, Oketa ka mbërritur në ambientet e SPAK. Në seancat e mëparshme ka dëshmuar ish-ministri Genc Rruli dhe ish-ministri i Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango.

SPAK po merr dëshmi të personave që kanë pasur role institucionale në periudhën kur janë ndërmarrë procedurat që lidhen me çështjen e kompleksit sportiv “Partizani”.

Ish-kryeministri dhe kreu i PD, Sali Berisha përballet me akuzën për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohen për përfshirje në korrupsion dhe veprime të paligjshme për pastrimin e parave.

Lini një koment