E martë, 24 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Hasimja ndalohet për verifikim në Rinas: më thanë se kishte lidhje me protestën, presion ndaj pjesëmarrësve

Hasimja ndalohet për verifikim në Rinas: më thanë se kishte lidhje me protestën, presion ndaj pjesëmarrësve

Politologu Ermal Hasimja tregoi në emisionin “Minuta e Parë” në News24 ndalimin e tij për verifikim gjatë kontrollit të pasaportave në aeroportin e Rinasit, siç njofton BalkanWeb.

Sipas tij, një punonjëse policie i komunikoi se duhej verifikim shtesë dhe e shoqëroi në zyrën e shefit të policisë, pranë pikës së kontrollit të pasaportave. Aty, një oficer policie kreu verifikimet dhe i shpjegoi se procedura kishte lidhje me protestën, pasi mund të kishte persona me detyrim paraqitjeje për shkak të protestave që mund të tentonin të largoheshin nga vendi.

Hasimja tha se shpjegimi nuk kishte gjë shqetësuese: “Ky ishte shpjegimi dhe nuk kishte gjë shqetësuese. Nuk kam shkelur ndonjë ligj.”

Megjithatë, ai e konsideron praktikën presion ndaj personave që kanë marrë pjesë në protesta: “Mua më duket si presion… Kam parë postime të ngjashme me rastin tim”.

Lini një koment