Thursday, 24 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Haxhiu për fitoren e Kosovës: Nisje e fuqishme e djemve tanë

Haxhiu për fitoren e Kosovës: Nisje e fuqishme e djemve tanë

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, njëherësh kryetare e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas fitores 1–0 të Kosovës ndaj Irlandës në ndeshjen e parë të grupit të UEFA Nations League. Takimi u luajt në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa golin e fitores e shënoi kapiteni Vedat Muriqi.

Haxhiu, e cila e ndoqi ndeshjen nga tribuna, përgëzoi ekipin për paraqitjen dhe fitoren e rëndësishme. “Një Kosovë që me një lojë të bukur siguroi një fitore të rëndësishme ndaj Irlandës në ndeshjen e parë të grupit. Nisje e fuqishme e djemve tanë”, u shpreh ajo.

Fitorja e kombëtares u arrit në minutat e fundit të takimit, duke nisur me tri pikë rrugëtimin në këtë edicion të UEFA Nations League përpara mijëra tifozëve në “Fadil Vokrri”.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment