Wednesday, 8 July 2026
54°F Detroit
BallinaKampionati boterorIbrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

Zlatan Ibrahimoviç i dërgoi një mesazh të drejtpërdrejtë kombëtares së Argjentinës, duke u shprehur se Lionel Messi nuk mund të vazhdojë ta mbajë i vetëm ekipin mbi supe, pavarësisht paraqitjeve të tij të deritanishme në Kupën e Botës.

Ylli i Inter Miamit ishte në formën e tij më të mirë në fitoren dramatike 3-2 të Argjentinës ndaj Egjiptit, por Ibrahimoviçi beson se bashkëlojtarët e Messit duhet të japin më shumë për t’ia lehtësuar barrën kapitenit të tyre.

Pasi Argjentina ishte në disavantazh 2-0 në Atlanta, Messi nisi rikthimin duke asistuar për golin e Cristian Romero, përpara se të realizonte vetë golin e barazimit. Më pas, ai hapi rrugën për golin e fitores së shënuar nga Enzo Fernandez në kohën shtesë.

Kjo paraqitje la të mahnitur Ibrahimovicin, i cili vlerësoi edhe një herë mentalitetin e jashtëzakonshëm të ish-bashkëlojtarit të tij te Barcelona.

Duke folur për Fox Sports, suedezi tha se te Messi u pa një ndryshim i madh në momentin kur Argjentina rrezikoi eliminimin.

“Mund ta shihni se diçka ndryshoi. Ai ndezi një tjetër marsh (pas rezultatit 2-0). U shndërrua në një bishë dhe askush nuk mund ta ndalte”.

“Mund ta shihni sa shumë do të thotë kjo për të. Mund të ketë fituar gjithçka, sa herë që ka fituar Topin e Artë, por ai ende kërkon më shumë”.

Megjithatë, përtej festimeve pas vërshëllimës së fundit, ku një Messi i emocionuar u përqafua nga bashkëlojtarët, Ibrahimovic pati edhe kritika për pjesën tjetër të skuadrës argjentinase.

“Për të qenë pak kritik, bashkëlojtarët e tij duhet të ngrihen më shumë dhe ta ndihmojnë. Ai është në një nivel tjetër”.

“Nëse Messi vazhdon kështu deri në fund, askush nuk do të befasohet. Por ai ka nevojë për ndihmë”, përfundoi suedezi.

Lini një koment