E martë, 24 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Abissnet Superiore›Ilir Dajës i del emri te Drita, shpërthen Lorenc Jemini: I llastuar! Kush ia tërhoqi veshin te Dinamo?

Ilir Dajës i del emri te Drita, shpërthen Lorenc Jemini: I llastuar! Kush ia tërhoqi veshin te Dinamo?

Lorenc Jemini ka shpërthyer kundër Ilir Dajës. Ish-gjyqtari i FIFA-s tregoi mendimin e tij për trajnerin e njohur, që e fajëson në situatën e Dinamos. Deklaratë që vjen në një kohë kur emri i Dajës po ashtu lidhet me Dritën në Kosovë.

“Konstatim për Dinamon se është rast për studim në kampionatin shqiptar. Kjo ndeshje ka qenë ndër më të mirat për Dinamon. Pjesën e parë mund të dilte 3-0. Por Dinamo ka probleme.

Ka 36 lojtarë në kontratë dhe aty gjithmonë thonë nuk kemi lojtarë për të ndërruar. Po të shikosh këtë javë, katër lojtarë të ekipit të parë kanë luajtur në Kategori të Tretë. Që nuk janë as të dëmtuar, as të pezulluar. Nuk po i them emrat.

Dhe e treta, keni parë në ndonjë vend të botës që në 12 javë kampionat, një trajner të dënohet 7-8 javë? A ndodh kjo? Pse ndodh kjo?

Ta them unë. Ai trajneri Daja është tejmase i llastuar. Nuk ka mundësi që një trajner profesionist… U dënove njëherë dy javë? Po si del prapë dhe proteston për arbitrat? Dënohesh prapë pesë javë.

Kush ia tërhoqi veshin atij zotërisë, që t’i thotë: ‘Hajde këtu. Ti nuk proteston tek arbitri, e zgjidh unë atë punë’. Ai që ka instanca për ta zgjidhur. Nuk shkon ti, të futesh në fushë. Ai futet në fushë çdo tri ndeshje. Nuk ka rëndësi fare, me apo pa të drejtë. Me apo pa të drejtë, njësoj bëhet dënimi”, u shpreh Jemini për “Procesi Sportiv”.

Lini një koment