Thursday, 1 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani komenton shpërndarjen e videove intime

“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani komenton shpërndarjen e videove intime

Juristi Ylli Manjani komentoi në emisionin Now ne Euronews Albania publikimin dhe shpërndarjen e videove intime të kompozitorit Adrian Hila.

Manjani u ndal te përgjegjësia për publikimin e materialeve private, duke theksuar se, sipas tij, çështja kryesore që duhet të sqarohet është identifikimi i personit që ka bërë publike jetën private të individëve të përfshirë.

“Pyetja e parë që duhet të sqarohet është kush ka marrë përsipër të bëjë publike jetën private të dikujt. Kjo është pyetja e parë”, u shpreh Manjani.

Ai e cilësoi privatësinë si një çështje madhore dhe argumentoi se, në këtë rast, duhet bërë dallimi mes veprimeve private të personave të rritur dhe publikimit të materialeve pa pëlqim.

“Privatësia është një argument madhor, sot në Perëndim për privatësi vritesh. Bëhet fjalë për njerëz të rritur që kanë marrë përsipër të bëjnë gjëra me konsensusin e tyre, ndaj çështja e parë është shkelja e privatësisë”, tha juristi.

Lini një koment