Kajtazi: Ramush Haradinaj president — matematika e vetme që zgjidh ngërçin institucional
Opinionisti Shkumbin Kajtazi, i ftuar në emisionin “Kosova Today” të Klan Kosovës, tha se i vetmi opsion për ta zgjidhur ngërçin institucional është zgjedhja e Ramush Haradinajt për president.
Ai e lidhi këtë me afatin kushtetues: sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, afati 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit përfundon më 6 tetor 2026, dhe koha po mbaron.
“Matematika e vetme që e zgjidh ngërçin: Ramush Haradinaj është i pranueshëm për krejt spektrin ndërkombëtar për president”, tha Kajtazi. “Nevoja për ta pasë një president që i ka kalu edhe proceset në Hagë, e ka kalu edhe luftën. Është përfaqësues i denjë i UÇK-së.”
Sipas tij, Haradinaj është “i vetmi, në rast se na e shohim zgjedhjen e presidentit karshi situatës ku jemi pas vendimit të Hagës”, duke theksuar se pranueshmëria e tij ndërkombëtare e bën atë zgjidhjen më të sigurt në momentin aktual.
Burimi: Klan Kosova