Friday, 23 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›KEK-u do ta ndalë njësinë B2 të Kosovës B të shtunën pas mesnate për shkak të problemeve teknike

KEK-u do ta ndalë njësinë B2 të Kosovës B të shtunën pas mesnate për shkak të problemeve teknike

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) do ta ndalë në mënyrë të kontrolluar njësinë B2 të Termocentralit “Kosova B”, për shkak të problemeve teknike të evidentuara, siç njofton Energy Monitor duke iu referuar njoftimit të KEK-ut.

Sipas njoftimit të KEK-ut, ndalja është planifikuar për të shtunën, më 24 tetor, rreth orës 00:15, si masë parandaluese për të mbrojtur pajisjet nga dëmtimet e mundshme dhe për të ruajtur sigurinë e operimit.

Ekipet profesionale dhe teknike të korporatës janë në gatishmëri për të nisur sanimet sapo të krijohen kushtet e nevojshme. Sipas vlerësimeve aktuale të KEK-ut, punimet pritet të përfundojnë gjatë fundjavës.

KEK-u ka bërë të ditur se publiku do të njoftohet me kohë për rikthimin e njësisë në operim.

Ndalja e njësisë B2 vjen në një periudhë kur funksionimi i kapaciteteve prodhuese të KEK-ut mbetet me rëndësi të veçantë për sigurinë e furnizimit me energji elektrike në vend.

Lini një koment