Wednesday, 23 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaKërkohet paraburgim 30-ditor për dy të dyshuarit për dhunimin e dy të miturave në Kaçanik

Kërkohet paraburgim 30-ditor për dy të dyshuarit për dhunimin e dy të miturave në Kaçanik

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit 30-ditor ndaj B.G. dhe E.L., të dyshuar për veprën penale “Dhunimi”.

Sipas Prokurorisë, rasti ka ndodhur më 21 shtator në fshatin Begracë të Kaçanikut, në një zonë malore-park, ku dyshohet se dy të mitura janë keqpërdorur seksualisht nga dy të dyshuarit.

Të dyshuarit janë ndaluar të martën me vendim të prokurorit të shtetit dhe aktualisht ndodhen nën masën e ndalimit.

Rasti po trajtohet nga Departamenti për të Mitur i Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment