Thursday, 10 September 2026
54°F Detroit
BallinaKampionati boterorKombëtarja bën me “dhimbje koke” teknikun Maran para ndeshjes së Nation League, titullari i sulmit mbetet sërish në tri

Kombëtarja bën me “dhimbje koke” teknikun Maran para ndeshjes së Nation League, titullari i sulmit mbetet sërish në tri

Myrto Uzuni mungoi në ndeshjen e fundit ndaj Kolorado Rapids, siç edhe pritej sot më 10 shtator.

Për sulmuesin e Kombëtares është një dëmtim në këmbë, ndërsa nuk jepen më tepër detaje. Përpara janë ndeshjet e Kombëtares në Ligën e Kombeve.

Fakt është se Uzuni nuk ka luajtur në tri javët e fundit të kampionatit, pra që nga sfida e 30 gushtit ndaj Portland.

Mbetet për t’u parë nëse rikuperimi do të vijë në kohë, për të qenë gati te Kombëtarja. Austin ndërkohë barazoi 1 me 1 në shtëpi ndaj Kolorado Rapids.

Kujtojmë se Uzuni kishte fituar vendin e titullarit në ndeshjet e fundit te Kombëtarja. Maran e preferoi në fushë ndaj Luksemburgut ku erdhi humbja me rezultat minimal.

Lini një koment