Tuesday, 22 September 2026
54°F Detroit
BallinaKampionati boterorKombëtarja në telashe të tjera, dëmtohet edhe Ivan Balliu! Mbrojtësi kuqezi shfaq probleme në Spanjë

Kombëtarja në telashe të tjera, dëmtohet edhe Ivan Balliu! Mbrojtësi kuqezi shfaq probleme në Spanjë

Ivan Balliu ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës gjatë ndeshjes së fundit me Rayo Vallecanon, në transfertën ndaj Osasunës.

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se mbrojtësi i Kombëtares i është nënshtruar rezonancës magnetike, e cila ka evidentuar dëmtimin në kyçin e këmbës.

Balliu ka nisur tashmë programin e rehabilitimit pranë klubit të tij, ndërsa stafi mjekësor i Kombëtares shqiptare po e monitoron nga afër situatën.

FSHF bën me dije se mjekët e Kombëtares janë në komunikim të vazhdueshëm me stafin mjekësor të Rayo Vallecanos për të ndjekur ecurinë e rikuperimit të lojtarit.

Nëse gjendja e tij përmirësohet gjatë ditëve në vijim, Balliu pritet t’i bashkohet grupit të lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Maran për ndeshjet e ardhshme të Kombëtares.

Për momentin, rikthimi i mbrojtësit në dispozicion të trajnerit do të varet nga ecuria e rehabilitimit dhe gjendja e kyçit të këmbës në ditët në vijim.

Lini një koment